Berisha akuzon Ramen per korrupsion me lejet e ndertimit
Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise kryeministri Berisha vleresoi si sukses te qeverise renditjen e Shqiperise ne vend te 87-te ne listen e 178 vendeve te publikuar ne raportin per perceptimin e korrupsionit nga Transprency International Albania. Por kreu i qeverise e akuzoi kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit. Ai tha se ne rast se nuk do te ekzistonte korrupsioni me lejet e ndertimit Shqiperia do te kishte zbritur edhe disa vende te tjera me poshte ne listen e vendeve te perfshira ne raportin e TIA-s per perceptimin e korrupsionit. Me tej Berisha i beri thirrje kreut te PS-se qe te miratoje heqjen e imunitetit te deputeteve ne menyre qe sipas tij i sherben luftes kunder korrupsionit.
Akuzat
Eshte rezultante e qeverise se vogel e qeverise ne diete e zvogelimit me me shume se 1 te GDP-se te shpenzimeve operative eshte rezultante e vendosjes se kritereve serioze me perdorimin e shpenzimeve operative e transparences se thelle ne procesin e prokurimeve publike eshte rezultante e ligjit te ri te prokurimeve dhe ligjit te ri te koncesioneve te cilat nuk e lejojne qeverine te firmose ne negociata direkte por vetem ne tendere te hapur dhe ne gara te hapura - tha kryeministri.
Duke theksuar se beteja kunder korrupsionit eshte dhe do te mbetet beteja kryesore e qeverise Berisha u shpreh se per fat te keq ne nje klasifikim tjeter ne ate te Doing Bussines Shqiperia renditet e 176-ta persa u perket lejeve te ndertimit dhe kjo sepse praktikat e tyre ne Bashkine e Tiranes por edhe ne disa bashki te tjera te vendit jane me korruptivet jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere. Shqiperia ne keto klasifikime te cilen do ta quaja shkallarja e turpit qendron e 176-ta per lejet e ndertimit sepse praktikat e tyre ne Bashkine e Tiranes dhe ne disa bashki te tjera jane me korruptivet jo ne Ballkan jo ne Europe por ne bote sepse te renditesh e 176-ta per lejet e ndertimit dhe kjo leje dua tu them qytetareve eshte nje dokument me peshe te madhe specifike qofte ne vleresimin e korrupsionit qofte ne vleresimin e klimes se biznesit - u shpreh kryeministri.
Imuniteti
Ne kete kontekst kryeministri Berisha i beri thirrje opozites dhe ne menyre te vecante kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar si dhe ne emer parimit me themelor ne te gjitha kushtetutat e botes dhe te cdo shoqerie te lire te barazise perpara ligjit. Berisha kerkoi nga ministrat e kabinetit qe ne cdo procedure qe zbatohet ne ministri te vendoset si kriter i pare antikorrupsioni. Zoterinj ministra une kerkoj nga ju qe cdo procedure qe ju keni te vendoset kriter i pare antikorrupsioni. Mund te kushtoje por une ju garantoj se eshte cmimi me i deshirueshem qe ne duhet te paguajme me i dobishem dhe me i vlefshem dhe le te vazhdojme ne te ngjitim me vendosmeri shkallen e transparences le te vazhdojme ne te leme gjithnje e me shume vende te tjera dhe te synojme drejt 20 vendeve te para - eshte shprehur Berisha.
28 Tetor 2010