E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i PE-se, sot takime me kreret e shtetit

Delegacioni i Parlamentit Evropian i kryesuar nga Eduard Kukan, do te zhvilloje sot takime te rendesishme me kreret e shtetit shqiptar. Nderkombetaret, te cilet ndodhen ne Shqiperi per te monitoruar dhe pare nga afer procesin e plotesimit te kushteve per liberalizimin e vizave, do te takoje fillimisht ne Presidence, kreun e shtetit, Bamir Topi. Biseda e cila do te jete informuese do te preke sigurisht edhe rolin e Presidentit Topi ne tryezen e bisedimeve politike si dhe ngercin politik. Me pas delegacioni i Parlamentit Evropian, do te zhvilloje takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha si dhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Shefi i delegacionit te Parlamentit Evropian Eduard Kukan, eshte shprehur para vizites ne Tirane, se koha eshte shume e rendesishme ndaj po shkojme dhe kaq shpejt pa lajmeruar ne Shqiperi, sepse liberalizimi i vizave do te kishte kuptim nese do realizohej perpara pushimeve te veres. Gjithashtu ai ka permendur faktin se fluksi i azilkerkuesve Maqedonas e Serbe ne Evrope ka ndikuar ne procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine. Pjese e delegacionit te Parlamentit Evropian eshte edhe deputetja sllovene Tanja Fajon, nje nga mbeshteteset kryesore te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Fajon kerkoi perfshirjen e ketyre dy vendeve te Ballkanit ne listen e vendeve qe do te perfitojne nga procesi i liberalizimit te vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›