E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linje e posacme per studentet, Qender-Qytet Studenti

"Projektet qe do te diskutohen sot jane: krijimi i nje linje te re autobusi nga qendra deri ne Qytetin Studenti, zyrtarizmi i procesit te hartimit te planit urbanistik te qytetit, krijimi i komisionit per ndertimin e xhamise se re, fuqizimi i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit nga spekulimet dhe mashtrimet, projekti per rehabilitimin e qendres se qytetit, krijimi i Bordit per Artin dhe Kulturen, si dhe projektvendimi per riorganizimin e struktures organizative te disa ndermarrjeve te varesise se Bashkise se Tiranes."

Luljeta Ndoka

Linje e posacme Qender-Qyteti Studenti, per te gjithe studentet qe jane pjese e universiteteve Publike ne Tirane dhe qe vendndodhja e fakultete perkatese ku mesojne, i ben qe te kene nevoje per ta perdorur kete linje. Propozimi i kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, do t'i percillet sot per diskutim dhe me pas miratim, Keshillit Bashkiak, ne mbledhjen e tij te pasdites. Zedhenesja e Bashkise se Tiranes, Anila Bisha eshte shprehur se ngritja e kesaj linje, vjen menjehere pas nenshkrimit te memorandumit Basha-rektore, per Karten Bashkiake te Studentit. "Kjo linje do t'u krijoje studenteve lehtesi ne qarkullim dhe do te ofroje sherbimin, ne perputhje me Karten Bashkiake te Studentit",- tha Bisha, duke lene te kuptohet se transporti do te jete ose falas, ose me cmim te reduktuar. Me pas, Bisha ka shpjeguar efektet qe sjellin edhe projektet e tjera per qytetaret e Tiranes. "Keto projekte kane te bejne me perpjekjet per te krijuar vende pune, per te ndertuar nje Tirane moderne evropiane, per te permiresuar sherbimet e qytetit dhe per te perfshire zerin e qytetareve ne qeverisje",- tha Bisha, ne paranteze te shpjegimit te efekteve te projekteve ne fjale. Sipas saj, ne thelb, ato synojne zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave te qytetareve, investim ne art dhe kulture, fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit, pra, angazhimin e kryetarit te Bashkise, per te ndertuar nje qytet me te mire, sot, dhe per brezat e ardhshem. Nderkaq, projekti i dyte ka te beje me zyrtarizmin e procesit te hartimit te planit urbanistik te qytetit. "Ne baze te ketij plani, do te ndertojme nje qytet me te mire per te jetuar, punuar dhe argetuar. Ne zemer te ketij plani do te jete perpjekja per te permiresuar trafikun dhe parkimin, krijimin e me shume hapesirave te gjelbra per qytetaret, si dhe rritjen ekonomike, duke ndare tregun ne zona dhe vendosur rregulla te ndershme per zhvillim te sigurt dhe te qendrueshem",- tha zedhenesja Bisha. Ndersa, projekti tjeter ka te beje me krijimin e komisionit per ndertimin e xhamise se re. Ky komision do te perfshije zerin e qytetareve, ne procesin e ndertimit te saj dhe perbehet nga drejtuesit e komunitetit mysliman, te institucioneve qendrore dhe vendore. Bisha tha gjithashtu se kryebashkiaku do te paraqese dhe nje projekt, per t'u siguruar qytetareve sherbim me efecient dhe me te mire ne kopshte e cerdhe, ne parqet dhe hapesirat clodhese dhe ne qendrat kulturore te Tiranes. Gjithashtu, neser do te paraqitet ne keshill, nje projekt qe ka te beje me fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit, nga spekulimet dhe mashtrimet. Nje tjeter projekt eshte ai per rehabilitimin e qendres se qytetit, pasi qendra eshte me shume se sa hapesira fizike qe ajo ze, eshte nderlidhese e lagjeve te ndryshme dhe eshte projektuar per te ndihmuar qytetaret ne jeten e tyre te perditshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›