E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kush voton kundër Grupit, i vetëpërjashtuar

 Sipas tij, ku voton ndryshe është i vetpërjashtuar. Në mbledhjen e djeshme të grupit, ka pasur debate pa praninë e medieve, por që deputetët i kanë regjistruar shpërndarë më vonë në media.

“Që sot e tutje, në respekt të sakrificave të të gjithëve, mendoj se s’ka nevojë as për analiza, sepse nëse do t’i hyjmë analizave, s’do të dalin kurrë në fund, të gjithë duhet të respektojnë vendimet politike të grupit. Të gjithë mund të flisni, mund të shpreheni lirshëm në mbledhjet e Grupit dhe pastaj të marrim edhe vendimet, në mënyrë që ato të respektohen dhe të mos i lëmë gjërat kështu”, ka thënë Rama para deputetëve.

 Sipas tij, “Mendimi ndryshe dhe qëndrimi ndryshe duhet të jetë brenda mbledhjes së Grupit, kur vendosim me shumicë një qëndrim, ai duhet të respektohet nga të gjithë. Kush vepron ndryshe, është i vetëpërjashtuar këtej e tutje. Të mos merremi më me çfarë ka kaluar, por të ndërtojmë një marrëdhënie kompakte në të ardhmen, e bazuar mbi ato rregulla që të gjithë bashkë kemi pranuar dhe miratuar, siç është statuti dhe libri i rregullave”. /Start/

                                                                                             2011-11-23 11:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›