Banorët e Krujës: Ndotja e lumit Zezë, burim infeksionesh
KRUJE- Lumenjë mbeten pasuri natyrore, vecanërisht kur kalojnë përmes qyteteve të mbipopulluara sikurse ndodh mbi lumin Zezë i cili përshkon qytetin e Krujës.
Në vend që lumi të ofrojë një pamje më të këndshme qytetit, ai duket si një varg mbeturinash në lëvizje. Më të shqetësuarit nga kjo situatë janë vetë banorët të cilët ankohen se ndotja e lumit me mbeturina po bëhet shkak për sëmundjet infektive që prekin fëmijët.
Gjendja duket emergjente, mbeturinat kanë mbuluar tërësisht pjesët e gjelbërta në anë të lumit. Por jo vetëm kaq, gjatë rrjedhës së lumit nuk ka asnjë tabelë që ndalon hedhjen e mbeturinave dhe kërkojnë mbrojtjen e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)