E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon rikonstruksioni i plotë i impiantit të Bovillës

TIRANE- Sot, pas 17 ditësh punime përfundoi brenda afatit të parashikuar rikonstruksioni i plotë i impiantit të Bovillës, duke siguruar një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm të qytetarëve të Tiranës.

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve njofton se nga dita e sotme do të hiqen kufizimet në zonat e prekura, për shkak të rikonstruksionit si Siri Kodra, Lapraka, Kinostudio, qendra e Tiranës.

Drejtori i ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi u shpreh se investimi i bërë siguron një cilësi dhe sasi më të mirë të ujit, duke evidentuar kështu problemet e furnizimit me ujë, jo vetëm gjatë verës, por edhe në vazhdim.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›