E Diel, 1 Nëntor 2026

Washington Post: Shqipëria ndryshon KQZ-në para zgjedhjeve, pavarësisht shqetësimit të SHBA dhe BE

joziMediat e huaja i kanë bërë menjëherë jehonë votimit të mbrëmshëm në Kuvend, edhe pse ai ka përfunduar në orët e vona. Duke iu referuar një raporti të AP, gazeta e madhe amerikane Washington Post shkruan se Shqipëria e ndryshoi KQZ-në para zgjedhjeve, pavarësisht shqetësimeve të SHBA e BE. Më poshtë teksti i plotë:

Ligjvënësit në Shqipëri kanë votuar për të zëvendësuar një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, duke nxitur kritika të ashpra nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Parlamenti votoi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës 74-0 për të zëvendësuar një anëtar të trupës me shtatë anëtarë. Zyrtari i KQZ ishte mbështetur nga një parti e vogël, që së fundmi la koalicionin qeverisës për tu bashkuar me opozitën.

Shqipëria post- komunist ka dështuar në të shkuarën për të plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, tha se ndryshimi i komisionit e vendos Shqipërinë në një kurs përplasje me komunitetin ndërkombëtar.

Bashkimi Europian po ashtu shprehu shqetësim përpara një vizite të planifikuar në Tiranë nga shefja e politikave të jashtme në BE, Catherine Ashton./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›