E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka: Do bllokojme aferat e Rames me trojet

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme reagoi dje ne lidhje me akuzat e bera ne adrese te ketij institucioni gjate diteve te fundit nga gazeta zyrtare e Partise Socialiste.
Hipoteka thekson ne reagimin e saj, se nuk do te bjere pre e presioneve te Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama, por do t'i bllokoje ketij te fundit te gjitha mundesite e tjetersimit te pronave, me ortaket e tij ne qarkun e Tiranes. "Gazeta e Partise Socialiste, nen dirigjimin e Edi Rames, kryetarit te kesaj partie, njeherazi edhe kryetar i bashkise se Tiranes, ka zgjedhur Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per te bere objekt te shpifjeve dhe perbaltjeve te saj te radhes. Prej dy ditesh, kjo gazete, mbrojtese e interesave te Edi Rames, per ate qe ai ka bere ne tjetersimin e pasurive private e publike ne Tirane ne funksion te ortakeve dhe bashkepunetoreve te tij, ne dy numrat e saj te fundit, nen pretendimin se ka marre "flamurin"e mbrojtesve te interesave te qytetareve te Tiranes, ka shpifur ne menyre te qellimshme", ka qene reagimi i dale nga ana e Hipotekes. "Trumbetohet si nje bllokim nga zyrat e hipotekes (Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme), e prones se familjes Dema, duam te sqarojme se nuk eshte gje tjeter, vecse pasqyrimi i vullnetit te paleve kontraktore, i materializuar ne nje kontrate sipermarrjeje te vitit 2006. Ne kete kontrate sipermarrjeje, pale e se ciles eshte edhe pala pronare e truallit, familja Dema, eshte parashikuar regjistrimi i kontrates ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe moskryerja e veprimeve juridike me pasurine pa marreveshje mes paleve. Eshte parashikuar gjithashtu se zgjidhja e mosmarreveshjeve do te behet nga gjykata", qene deklarata e dale nga Hipoteka. Duke theksuar dhe njehere se veprimet e Zyres e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, jane ne perputhje te plote me ligjin dhe me vullnetin e paleve kontraktore. "Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke i konsideruar sulmet e gazetes se Partise Socialiste, si presione te pronarit te saj Edi Rama, gjen rastin t'i rikujtoje kryebashkiakut te Tiranes, se asnje here, nuk do te behet, pre e presioneve te tij te uleta, perkundrazi do te jete nje pengese ligjore, ndaj te gjitha tentativave te tij, per tjetersimin e trojeve private e publike, ne funksion te ortakeve e bashkepunetoreve te tij", ka qene reagimi i Hipotekes permes nje deklarate per mediat. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›