Rama: Lejet e pallateve, pa kriter ne Sarande Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkoi voten ne qytetin e Sarandes per kandidatin Stefan Cipa, duke theksuar se ky eshte i vetmi njeri qe e shpeton Saranden nga dhenia e lejeve te ndertimit pa kriter. Duke akuzuar rivalin e mazhorances ne kete qytet, Rama theksoi se lejet e ndertimit ne kete qytet jane dhene ne menyre absurde nga kryebashkiaku aktual. Ai u shpreh se socialistet duhet te votojne nje ekip ri ne drejtimin baskise, qe te sjelle nje Sarande te te gjithe qytetareve. "Nje Sarande per te gjithe vizitoret. Te nje Sarande qe duhet te marre nje drejtim te ri dhe qe nuk mund te vazhdoje te vete varroset sic po vete varroset prej vitesh nen sundimin e ketij Saliu te vogel ketu te Sarandes, i cili nuk ka asgje me shume per te bere e asgje me shume per te dhene sesa pafundesine e lejeve me absurde te ndertimit qe mund te perfytyrohen ne historine e zhvilluar te njerezimit per te vete varrosur nje qytet qe eshte nje perle natyrore, qe eshte nje dhurate e perendise", tha kryetari i Partise Socialiste. Ai u shpreh, se ne kete qytet nuk votohet vetem nje kandidat, por nje ekip. "Stefan Cipa nuk eshte vetem dhe vota per Stefan Cipen nuk eshte vota per nje individ, por eshte vota per nje skuader bashke me Rajmonda Gjonin dhe me Jorgo Mitren. Nje skuader, e cila deshmon fuqine e bashkimit te njerezve per te miren e perbashket te te gjithe komunitetit. Fuqine e bashkimit te ambicieve te secilit, per ambicien e madhe te nje Sarande ndryshe", tha Rama. Ai theksoi se zgjedhjet e tete majit jane mundesia e vetme per t'u dhene mundesi realizimi endrrave te qytetareve ne gjithe vendin. Ai u shpreh gjithashtu, se qyteti i Sarandes dhe gjithe zonat perreth, kane nje mundesi zhvillimi qe nese do te menaxhohet mire e bene kete zone, nje potencial turistik dhe ekonomik per banoret. Ai u shpreh se ne 8 maj te gjithe duhet te votojne projektin e PS-se. "Per te qenit pjese e nje historie qe ne deshirojme ta shkruajme se bashku, ku secili te jete protagonist i nje zhvillimi te madh". Ai shtoi, se e vetmja rruge eshte Partine Socialiste dhe kandidatet e saj, duke theksuar modeli i mazhorances nuk eshte ai i zhvillimit. "Ne ndryshe nga Saliu dhe ndryshe nga rruga e tyre, e shohim rruges e te ardhmes, si rrugen e nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik te integruar mes qytetit dhe fshatit. Mes hapesires urbane dhe hapesires rurale. Ne nje hapesire te perbashket ku shqiptaret, qytetaret e ketij vendi, te mos kene asnje arsye te vazhdojne te regjistrojne borxhet ne listat e dyqaneve per ushqimin e perditshem. Te mos kene asnje arsye qe te dridhen kur te dalin nga shtepia sepse nuk dine sesi do ti gjejne cmimet. Te mos kene asnje arsye qe te kene ankthin e fatures qe do t'ju hyje nen dere me nje kosto te paperballueshme per xhepin e tyre, sepse ky vend i ka te gjitha ato qe i duhen per ta nxjerre kete popull nga varferia", tha kryetari i PS-se, Edi Rama.