E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr një bodrum, s`ka të lënduar

Njё zjarr ka rёnё mbrёmjen e sё djelёs, nё garazhin e njё pallati 10 katёsh, nё krahё tё fakultetit tё shkencave natyrore, nё Tiranё. Fatmirёsisht nga rёnia e zjarrit pati vetёm dёme materiale dhe jo nё njerёz. Nga ky zjarr tё paktёn janё djegur tёrёsisht tre makina qё i pёrkisnin banorёve tё pallatit.
Nё vendngjarje pёr tu ardhur nё ndihmё banorёve, ishin zjarrёfikёset e kryeqytetit ku pёr tё izoluar zjarrin i cili zgjati pёr mё tepёr se njё orё e 30-tё minuta, u deshёn tre makina zjarrёfikesash.
Menjёherё pasi zjarri i pёrmasave tё mёdha pёrfshiu garazhin, u morёn masat pёr tё evakuar banorёt e pallatit, por disa prej tyre, qё nuk arritёn qё tё dilnin nё kohё, u nevojitёn qё tё zjarrёfikёsit ti zbrisnin me shkallё tё emergjencave. Ishin gjashtё persona tё cilёt kishin probleme me frymёmarrjen dhe menjёherё, ata u dёrguan nё spitalin universitar “Nёnё Tereza” ku morёn edhe ndihmёn e parё mjekësore.
Nga paniku disa banorё tё bllokuar, thyen edhe xhamat e dritareve. Nga xhamat e thyer u plagos lehtё edhe shefi i komisariatit numёr tre, Florenc Hoxha.
Pёr disa orё banorёt tё shqetёsuar panё nga larg atё qё po ndodhte pasi, pёr arsye sigurie nuk u lejuan qё ti afroheshin vatrёs sё zjarrit.
Pёr tё ndjkur nga afёr, situatёn ishin tё pranishёm edhe drejtori i pёrgjithshëm i policisё sё shtetit Hysni Burgaj dhe drejtori i policisё sё Tiranёs Sajmir Muça.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›