Topalli Ringjallja ka ndodhur 20 vitet e fundit permes dhimbjes optimizmit dhe shpreses
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uroi sot me përzemërsi besimtarët e krishterë por dhe gjithë shqiptarët me rastin e festës së Pashkëve.
“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët kristian! Gëzuar Pashkët të gjithë shqiptarëve! Besoj se pashkët janë një moment reflektimi dhe lutjeje të asaj që është marshi i kalvarit, të asaj që është kryqëzimi dhe pastaj ringjallja. Po të mendosh dhe të reflektosh thellë arrin tek vlera e dhimbjes dhe tek transformimi i dhimbjes në ringjallje, gjë që secili prej nesh e lidh me historinë e vendit tonë, me kalvarin e gjatë të historisë dhe pushtimit të diktaturës së vendit tonë dhe pastaj me momentin e transformimit, të asaj që është bukuria e ringjalljes, shpresa për të ardhmen, lutja për qytetin dhe qytetarët. Kjo është një ditë shumë e veçantë në të cilën unë uroj me gjithë zemër, jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por dhe atyre që janë të emigracion dhe të gjithë juve. Gëzuar!”
Pyetjes nëse ky është moment reflektimi edhe në politikë, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “ momenti i reflektimit është për të kuptuar historinë e vendit tonë, për të gjetur se sa dhimbje ka pasur ky vend në shekuj, dhe gjatë diktaturës komuniste dhe se si ringjallja ka ndodhur 20 vitet e fundit përmes dhimbjes, optimizmit dhe shpresës”.