E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi uron: Mbylleni qetesisht fushaten Rozeta Rapushi

Ne Festen e Pashkeve, Presidenti Bamir Topi uron qe fushata elektorale e shoqeruar me incidente te ndryshme, te mbyllet ne menyre te qete. Duke uruar te gjithe besimtaret e krishtere shqiptare, ortodokse dhe katolike, kreu i shtetit shtoi gjithashtu se edhe administrimi i zgjedhjeve, e vleresuar si hallka me problematike e procesit, te realizohet me me shume besim tek Zoti ne radhe te pare, por edhe tek njeri-tjetri. "Besoj qe ata qe vijne dhe shprehen sikurse po shprehem edhe une ketu, gjerat duhet t'i kene seriozisht qe kur shprehen per rindertim shpirteror, ne radhe te pare, domethene nje rindertim te dy vlerave morale qe se pari ka te beje me ata qe e bejne politiken dhe qe e percjellin kete ne shoqeri. Te gjithe bashke kemi nevoje qe kete fushate, e cila per fat te keq eshte shoqeruar edhe me incidente, ne fazen permbyllese, duke iu referuar kesaj dite te madhe, ta mbyllim ne menyre te qete dhe ta percjellim edhe diten e zgjedhjeve, por edhe administrimin e zgjedhjeve, me shume besim tek Zoti ne radhe te pare, por edhe tek njeri-tjetri", u shpreh Presidenti Topi, pas vizitave te kryera ne Seline e Kryepiskopates se Hirshme te Kishes Ortodokse Autoqefale si dhe Seline e Arqipeshkvise Metropolitane Tirane-Durres. Kreu i shtetit uroi per dite te lumtura per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. "Uroj qe kjo dite te na beje te gjitheve bashke per te menduar vetem per gjera te mira, sikurse predikon edhe feja. Eshte nje arritje e jashtezakonshme e diteve te demokracise qe ne vijme e gezojme se bashku me besimtaret dhe aspirojme per nje te ardhme evropiane, e cila realisht eshte e projektuar dhe mbetet per t'u realizuar", vijoi mesazhin e tij te urimit, Presidenti Topi. Kryetari i Shtetit, shprehu urimet me te perzemerta per kete Feste madheshtore te krishterimit. "Urime te gjitheve. Besoj qe kjo eshte nje feste, dhe une kete e bej vazhdimisht, nuk mendoj se e teproj, keto festa jane per te gjithe shqiptaret, sepse ndjeshmeria eshte e tille qe ne i festojme festat e njeri-tjetrit dhe ka nje rritje te besimit tek te gjithe, sepse Zoti eshte nje. Urime edhe juve! I uroj te gjithe dhe besoj qe Pashket sivjet vijne ne nje moment shume te rendesishem te jetes politike shqiptare", vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›