Rama: Ligjet per integrimin jane copa letrash Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i vlereson ligjet per integrimin si copa letrash dhe deklaron publikisht se asnje nuk do te votohet ketej e tutje nese qeveria nuk pranon vendimet e gjykatave per Qarkun e Fierit. Dalja dje e Rames me kete perbetim, erdhi nje dite pasi kryeministri Berisha paralajmeroi se ceshtja e Fierit nuk ka asnje lidhje me ligjet integruese dhe se ato do te respektohen rigorozisht.
Ne daljen e djeshme, Rama tha se PS nuk do te votoje ligjet me tre te pestat qe lidhen me integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, nese mazhoranca nuk zbaton vendimet e gjykatave per Keshillin e Qarkut te Fierit. "Nuk mund te votojme per te kaluar ne parlament nje tjeter cope leter qe quhet ligj per Gjykaten e Larte, nese vendimi i vete Gjykates se Larte per Qarkun e Fierit nuk zbatohet nga qeveria", - u shpreh Rama. Sipas tij, Qarku i Fierit dhe qendrimi i mazhorances tregojne abuzimin e hapur me ligjet e vendit. "Dhe Fieri, eshte shembulli me flagrant, me ulerites, me kuptimplote, i kesaj ndarjeje me thike mes ligjeve ne leter qe miratojme per integrimin dhe realitetit te paligjshmerise qe s'ka asnje lidhje me Europen e Bashkuar ku duam te hyjme", - tha ai. Rama u shpreh se jane 13 vendime gjykatash per Qarkun e Fierit qe nuk jane zbatuar nga mazhoranca. "Ne kerkojme vetem zbatimin e 7 vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare, 4 vendimeve te Gjykates se Apelit dhe 2 vendimeve te Gjykates se Larte, plot 13 vendime gjykate, te gjitha pa asnje perjashtim ne favor te Partise Socialiste, per Qarkun e Fierit. "Kete qark, Fierin, ku ka humbur me turp me gjithe manipulimet e 2009-s, Saliu e mban peng, forcerisht, prej me shume se nje viti", - u shpreh dje kreu i PS-se. Ai shtoi se sjellja e mazhorances eshte flagrante. Rama ka shpjeguar dhe arsyet qe PS-ja e ngre ne kete moment ceshtjen e keshillit te Fierit. "Pikerisht, pse nuk kemi dashur asnjehere te pengojme procesin e ligjvenies ne funksion te statusit s'e kemi ngritur me pare kete ceshtje ne kete forme. Por edhe pse qartesisht fitues, ne vend se rrugen e konfliktit me policine qe con Saliun tek dera e godines se Qarkut Fier, kemi zgjedhur rrugen e gjykatave. I jemi drejtuar gjykatave dhe kemi kaluar neper labirintin e 13 proceseve gjyqesore, edhe pse ceshtja eshte e qarte si drita e diellit dhe i kemi fituar te gjitha proceset", - u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka deklaruar se situata ne Fier eshte flagrante dhe nuk mund te kerkohet miratimi i ligjit per Gjykaten e Larte kur nuk zbatohet asnje vendim i gjykatave. "Kaq flagrante eshte kjo pengmarrje sa as gjykatat, e njohura per nenshtrimin ndaj Saliut, nuk kane dhene asnje vendim kunder Partise Socialiste.
Perkundrazi, gjykatat kane vendosur qe qarku eshte marre peng dhe mbahet peng ne rruge teresisht te paligjshme, prandaj duhet t'i kaloje menjehere ne administrim fituesit, Partise Socialiste", - u shpreh Rama.
Bllokimi
Gjykata e Larte dhe reforma parlamentare jane dy nga ceshtjet qe jane bllokuar nga opozita dhe qe lidhen direkt me marrjen e statusit te vendit kandidat. Deputetet e PS-se kane deklaruar se nuk do te japin votat qe kerkon miratimi i ketyre ligjeve, nese nuk zbatohen vendimet e Keshillit te Qarkut te Fierit.