E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Lista e kandidatëve të PS-së, përfaqësuese për të gjithë

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Në rubrikën “Sy m’sy”, ku Rama u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, ai tha se PS ka një skuadër përfaqësuese në të gjitha qarqet.

“Më 11 maj është takimi me historinë, që kërkon që të mblidhemi të gjithë te numri 5, Partia Socialiste. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim, të mos e vendosë te numri 5 shënimin, por te një nga kandidatët e listës preferenciale”, deklaroi ai.

Sepse, vijoi Rama, iu kemi dhënë të gjitha qarqeve skuadra përfaqësuese për të gjithë.

“I duan të djathtë, të majtë, gra, burra, vajza, djem, nga zona e tyre, nga zona pranë, i kanë të gjitha zgjedhjet aty”, theksoi ai.

Rama nënvizoi se nëse qytetarët nuk e bëjnë dot këtë, të mos shkojnë në “kënetë”, të rrinë në shtëpi. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›