E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Llalla-Shaqiri takim per akuzat e politikaneve

TIRAN- Ne kohen kur akuzat publike mes pozites dhe opozites jane shtuar dhe pasi prokuroria e kryeqytetit ka filluar hetimet per disa nga keto akuza publike te deputeteve te dy partive me te medha ne vend kryeprokurorja znj.Ina Rama eshte takuar me shefin e Sherbimit Informativ Shteteror SHISH z.Bahri Shaqiri dhe kreun e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ILDKP- se z.Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucioneve te akuzes SHISH-it dhe ILDKP-se. Sipas burimeve ky takim koke me koke ka zgjatur rreth nje ore dhe eshte diskutuar per temat aktuale ku jane fokusuar kohet e fundit akuzat e ndersjella te politikes por edhe opinioni publik.
Tre drejtuesit e larte gjate takimit trajtuan edhe probleme qe kane te bejne me ceshtjet me aktuale qe kane lidhje me objektin e punes se ketyre institucioneve dhe qe jane edhe ne fokus te opinionit publik-thuhet ne njoftimin per shtypin te shperndare nga zyra e Prokurores se Pergjithshme ndersa takimi u realizua ne zyren e kesaj te fundit pa pranine e mediave. Zyra e shtypit e organit qendror te akuzes nuk dha shume detaje ne lidhje me takimin pervec faktit se tre titullaret e institucioneve diskutuan per rritjen e bashkepunimit te metejshem midis organeve qe drejtojne. Ne kete kuader shkembimi i informacionit merr nje rendesi te vecante per rritjen e efikasitetit te punes se ketyre institucioneve. Takimi u karakterizua nga fryma e bashkepunimit ne menyre qe te tre institucionet tu pergjigjen me profesionalizem dhe efikasitet ceshtjeve me te cilat perballen ne punen e tyre- thuhet ne perfundim te njoftimit te firmosur nga Plator Nesturi keshilltari per media i kryeprokurores.

Nderkaq burimet e Shekulli-it konfirmuan se gjate ketij takimi nje oresh eshte diskutuar per te gjitha akuzat publike ndaj zyrtareve te larte shteterore si ministra deputete dhe zyrtare te administrates lokale. Gjate takimit eshte diskutuar per kompetencat e secilit prej ketyre tre institucioneve ne verifikimin e akuzave publike te bera nga deputetet e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike duke mos perjashtuar ketu edheakuzat e ish-ministrit Dritan Prifti ndaj kreut te Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta ne lidhje me pasurine e tij apo zv/drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kuliqi. Ne bisedat mes tre titullareve eshte diskutuar edhe per hetimin qe cdo institucion ka per detyre ne lidhje me akuzat publike ndaj ministrave te kabinetit te kryeministrit Berisha dhe ish-ministrave te ketij kabineti te cilet jane akuzuar nga opozita per perfitime abuzive me dhenien e koncesioneve te vendzbulimeve te naftes apo HEC-eve te ndryshme-thuhet nga burimet. Gjithashtu eshte diskutuar edhe per verifikimin e konfliktit te interesit ne institucionet e larta shteterore ku opozita ka akuzuar persona konkrete ne lidhje me menyren e perfitimit te ketyre koncesioneve. Nder te tjera gjate takimit eshte diskutuar edhe per menyren e verifikimit te pasurise se personave qe kane imunitet apo zyrtareve te larte te administrates duke mos perjashtuar ketu edhe drejtuesit e qeverise lokale ne vend thane burimet. Mesohet se eshte diskutuar per akuzat e politikes ndaj ish-ministrit Dritan Priftit dhe anasjelltas deputetes Albana Vokshi ministres Majlinda Bregu dhe familjes se saj deputetes Rajmonda Bulku ministrit Genc Ruli apo edhe kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›