Rama: Llotaria Kombëtare do të rilindë sportin
Edi Rama i ka dhënë përgjigje “të gjithë skeptikëve mbi programin e Partisë Socialiste” duke theksuar se Olimpiada Londër 2012 ka dhënë një mësim pasi suksesi i sportistëve vendas është financuar nga Llotaria Kombëtare.
Mbyllja e Olimpiadës magjike të Londrës lë pas një reflektim: Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Llotaria Kombëtare!, shkruan kreu i Partisë Socialiste.
Më tej, Rama shtoi: Reflektim për skeptikët mbi programin e PS: Me Llotarinë Kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar.
I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për Llotarinë Kombëtare e jemi të bindur se kjo është rruga e duhur, shkruan kreu i opozitës në rrjetin social.
Rama: Llotaria Kombëtare do të rilindë sportin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip