Rama:Lotaria Kombëtare në dispozicion të sportit

Rama në Twitter
Duke iu referuar mbylljes së Lojrave Olimpike, Londër 2012 dhe suksesit të arritur nga skuadra e atletëve britanikë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka bërë thirrje skeptikëve të reflektojnë.
Mbyllja e Olimpiades magjike te Londres lë pas nje reflektim: Shkëlqimi i skuadres britanike ka në bazë financimin nga Llotaria Kombëtare!- shkruan Rama në Twitter.
Rama e quan këtë një reflektim mbi skeptikët e programit të PS-së, duke shtuar se, duke vënë LLotarinë Kombëtare në dispozicion te sportit e rinisë, PS do ta rilind sportin shqiptarë.
I jemi referuar me kohe shembullit te Britanise se Madhe kur kemi folur per Llotarine Kombetare e jemi te bindur se kjo është rruga e duhur. - vazhdon Rama më tej.
Ekipi i atletëve shqiptarë që mori pjesë në Olimpiadën e Londrës, pavarësisht pretendimeve rezultoi një dështim i plotë.