Rama: Mbrojtja e votes me cdo cmim, jo me peng i Saliut Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka bere apel elektoratit te opozites qe te mbroje voten e 8 majit me cdo menyre. Ne takimin e zhvilluar dje ne Minibashkine Nr. 6, ne lagjen "Kombinat", ku prezantoi kandidatin per kete njesi vendore Krenar Canollari, Rama ka theksuar se vetem nje vote masive do te beje te mundur largimin e qeverisjes se korrupsionit. "Vetem vota popullore, e mbrojtur sy per sy dhe dhemb per dhemb, do t'a shkule zinxhirin e korrupsionit ne vend", tha kreu i PS-se, njeherazi dhe kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", per Bashkine e Tiranes, Edi Rama. Kryetari i PS-se ka theksuar faktin se 4 vite me pare, ne kete njesi vendore te kryeqytetit ka mbeshtetur kandidaturen e Levizjes Socialiste per Integrim, Luzhiana Abazi. Ndersa ka shtuar se ajo do te jete kryetare deri ne daten 8 maj. "Une kerkova voten per ate qe do te jete kryetarja e njesise se "Kombinatit" deri me daten 8 maj. Ne 8 maj, kryetari kesaj njesie do te zgjidhet Krenar Canollori, sepse "Kombinati" nuk mund te jete nje flete e bllokut te kusarive te Ilir Metes dhe as nje dege e pemes se kalbur te pushtetit", tha Rama. Duke folur per projektet e realizuara ne kete njesi vendore, Rama ka theksuar se vetmja gje qe ka mbetur jane autobuset urbane. A ka theksuar se gjendja eshte e mjerueshme ne transport, sepse Keshilli Bashkiak i Tiranes nuk ka dhene miratimin. "I shoh me pezmatim autobuset e linjes Kombinat -Kinostudio. Cdo banor i Kinostudios, i Kombinatit dhe Rruges se Dibres ka nje arsye me shume per votuar koalicion e majte, me te na dhene ju shumicen ne keshillin bashkiak", tha Rama. Kryesocialisti ka theksuar se zhvillimi i Kombinatit eshte nje prej modeleve dhe tregues i punes se bashkise. Ai shtoi se kjo zone ka qene nje katrahure dhe se bashkia e Tiranes e riktheu ne jete. Kreu i PS dhe kandidati per bashkine e Tiranes u eshte pergjigjur dhe akuzave te rivalit te tij, Lulzim Basha, per taksat ne kryeqytet. "Ketu ne Kombinat ku frytet e taksave tuaja jane te dukshme, dua t'ju them se nje familje e zakonshme kryeqytetase i paguan bashkise se Tiranes per te gjitha sherbimet qe merr prej saj vetem 5500 leke te vjetra ne muaj. E dini sa i paguan nje familje qeverise, 50 here me shume", tha dje Rama. Me tej, Rama ka theksuar se "vetem taksa qe i paguhet Televizionit Shteteror eshte me e larte se sa ajo qe i paguajne banoret bashkise se Tiranes". "Qytetareve u shiti llumin per nafte, u shkaterroi makinat e mushkerite, nderkohe pasi shpalli nje fushate ne diete fluturon qytet me qytet me helikopter me qera, per te perfituar nga rrogat e njerezve te thjeshte. Shqiperia me 1 milion te papune dhe Saliu thote po habitet bota me ekonomine tone",- nenvizoi kryesocialisti. Lideri i opozites tha nder te tjera se Tirana nuk ka me kohe e beteje per te humbur prandaj "ne 8 maj qytetaret do t`i japin pergjigjen e merituar ketij pushteti kusaresh".