Korçë, makina përplas për vdekje dy persona

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig ku dy shtetasit Genci Collku 30 vjeç dhe Roland Musliu 50 vjeç kanë gjetur vdekjen pasi janë përplasur nga një automjet.
Mësohet se dy personat kanë qënë duke shtyrë një makinë me defekt ndërsa janë përplasur nga një mjet tip benz me targa TR 26 16 L i drejtuar nga 25-vjeçari Ligert Vojkollari.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit.