E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, ka frenuar rritjen e inflacionit

Mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, ka frenuar rritjen e inflacionit. Ky është komenti i bërë nga kryeministri, Edi Rama, referuar një raporti të Bankës Botërore, ku Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të inflacionit, sa i takon çmimeve të produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, komenton kryeministri Rama.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›