Rama: Mbyllim legalizimet brenda mandatit të 4-t

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën “Sy m’Sy”, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt komentuesve në rrjetet sociale, se procesi i legalizimeve do të përmbyllet brenda mandatit të katërt qeverisës.
“Janë kryer 270 mijë legalizime dhe mbeten edhe 60 mijë të tjera me vështirësi të natyrës ligjore. Siç e premtova, u bënë 270 mijë legalizime, çerek milioni. Tani duhet ta mbyllim këtë proces, janë numra shumë të mëdhenj. Unë e kam premtuar që do ta përmbyllim brenda vitit 2024,” u shpreh Rama.
/a.f//r.e/