E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama-emigrantëve: Kthehuni në Shqipëri, kërkesë e madhe për njerëz të kualifikuar

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot qytetarëve që kanë adresuar pyetjet e tyre në platformat sociale. Një prej tyre e pyet Kryeministrin se kur do të rregullohen gjërat në Shqipëri që të kthehen për të punuar dhe jetuar.

Kryeministri Rama iu përgjigj se nëse ka dëshirë, mund të kthehet që tani për të punuar në Shqipëri sepse ka nevojë për forcë punëtore të kualifikuar.

“Mund të kthehesh të punosh që tani. Nuk e di ku je dhe ku punon apo me çfarë merresh, por në Shqipëri mund të kthehesh dhe të punosh që tani.

Të jesh i sigurt që llogaria në fund nëse do punosh sigurisht, duke qenë në emigracion ke aftësi, eksperiencë, dhunti, aftësi të posaçme për punë në atë që je profilizuar, këtu ka kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar, kështu që hajde se do të të dalë më mirë në fund të muajit”, tha Rama.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›