E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Kavajë: Votoni njerëz me teser qytetarie, jo partie

KAVAJË- Kreu i opozitës Edi Rama ka qenë ditën e sotme edhe në Kavajë, ku nuk ka organizuar një miting por ka preferuar të ecë përgjatë rrugëve të qytetit, i shoqëruar nga kandidati socialist për këtë Bashki Elvis Rroshi dhe nga qytetarë e simpatizantë.

Rama është takuar me banorët në rrugë duke dëgjuar edhe shqetësimet e tyre.

Ndërsa nuk ka nguruar të japë për ta mesazhin se “duhet të ndjeheni mirë që nuk po votoni për një njeri me teser partie, por po votoni për një njeri me teser qytetarie”.

Ndërkaq Edi Rama ka siguruar se pas zgjedhjeve të 8 Majit, problemet më të mëdha të qytetarëve të Tiranës do të marrin fund, pas vendosjes në krye të Bashkisë së qytetit të kandidatëve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›