Rama: Më mirë Libofshën se Brukselin

Haxhi Qamili i ri i politikës shqiptare i ka shtuar një tjetër fakt biografisë së tij. Formalisht ai ka zgjedhur dje linjën e bojkotit dhe linjën e bllokimit të reformave, si rruga e vetme për të ndalur integrimin e vendit në BE. Krejt njëlloj si paraardhësi i tij më 1914, që shpallte se s’i duhej gjë Europa, sa kohë të kishte nën zap Kavajën e Rrogozhinën
Historia në një formë a në një tjetër përsëritet. Në vitin e mbrapshtë 1914 një fshatar i quajtur Haxhi Qamil hip në krye të një grupi fanatikësh që synojnë të krijojnë një sulltanat brenda Shtetit të sapo shpallur të pavarur Shqiptar pasi sipas tij, “sa kohë të kishte nën zap Kavajën dhe Rrogozhinën, s’i duhej gjë Europa”. 98 vite më pas, Haxhi Qamili i radhës, që tani është kryetar i opozitës së Shqipërisë, për të treguar se nuk i intereson Europa, ndoqi të njëjtën formulë, “s’ka integrim Europian pa na dhënë qarkun e Fierit”. Kjo tregon sesi edhe pas 100 vjetësh, vështirë se dalim nga logjika e provinciale e një politike që interesave të ngushta sekuestrojnë të ardhmen ne vendit.
Kultura jo perëndimore është kultivuar për gjatë 50 viteve në Shqipëri nga Enver Hoxha, i cili për Haxhi Qamilin kishte një adhurim të veçantë. Ndërsa 22 vite pas regjimit të Enverit, opozita e përbërë prej pinjollëve të atij klani jo perëndimore në nënvetëdije ushqen një urrejtje patologjike ndaj Europës. Me vetëdije sajojnë kushte pas kushteve për të penguar reformat integruese, refuzojnë të votojnë ligjin “për Gjykatën e Lartë” sepse kjo do të përmbushte një tjetër rekomandim të BE. Padyshim ky qëndrim i fundit i opozitës që sublimohet në aksiomën haxhiqamileske:“na jepni Fierin t’ua japim Brukselin”, sinjalizon për një psikodramë të vërtetë në Partinë Socialiste që ka marrë përmasa të frikshme. Natyrisht dueli mes marrëzisë dhe arsyes në Partinë Socialistëve e fiton çmenduria pjellë e marrëzisë së Edi Ramës. Kushtet dhe kërkesat e saj gjithmonë kanë qenë të pavend por kjo kërkesë e fundit i vuri kapakun te gjithave. Këtë logjikë ndiqte edhe në 1914 Haxhi Qamili që s’i duhej gjë Europa derisa të kishte nën hyqëm Kavajën e Rrogozhinën. Ndërsa në javën prapa prirëse të progres-raportit të 10 tetorit të komisionit për Zgjerim, kreu i opozitës për motive të dobëta po synon të pengojë ngritjen e Gjykatës Administrative, aq të nevojshme prej biznesit dhe sipërmarrjes së lirë, nëpërmjet refuzimit për të votuar ligjin “për Gjykatën e Lartë”, për të cilën kanë punuar me muaj komisionet parlamentare të Ligjeve e Integrimit, si dhe ekspertë të misionit europian Euralius. Nga ana tjetër, PS-ja po kërkon diçka që nuk mund të kërkohet në një Shtet ligjor e të të drejtave ligjore sepse kjo kërkesë mohon njëkohësisht të drejtën e çdo personi ligjor apo subjekti ligjor të ankimojë ligjërisht. Nëse ka një ngërç në bashkinë e Fierit apo komunën e Libofshës kjo vjen si rezultat i proceseve ligjore. Mirëpo këto ngjarje me karakter komunal ndodhin në të gjithë botën, por nuk rrezikojnë procese kombëtare. Sigurisht, këto interesa të ngushta lokaliste të PS kundrejt interesit publik e kombëtar të mazhorancës parlamentare për të përmbushur aspiratën legjitime të qytetarëve të integrimit në familjen europiane, janë sjellje të dënueshme. Papërgjegjshmëria e deputetëve të opozitës që kushtëzojnë integrimin me pasjen e pushtetit ndikues në një sulltanat komune.
...