E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me mua s’do ketë as taksa - bile as biznese

17-09-2012 / Gazeta 55

I dëshpëruar për të ardhur në pushtet, Edi Rama po tregohet i sinqertë e po shpall modelin e diktaturës së Enverit, si modelin e vetëm ekonomik që njeh. Përralla “Do heq taksat” përkthehet në një mbyllje të mirëfilltë të biznesit, bile në një shtetëzim të ekonomisë. Më tej mbetet hapja e burgjeve dhe kthimi në urinë kolektive, si alternativa e vetme qeverisëse që dinë bijtë e brezit të dytë të nomenklaturës

Në monologun më të fundit, të cilit nuk ka harruar ti gjejë një emërtim të tipit “dialog për të ardhmen”, Edi Rama nuk e fsheh të moskuptuarit se çfarë ndodh, sikurse dhe paaftësinë për atë që ai duhet (por nuk di) të bëjë. I njohur për hartim “strategjish” në letra, më e fundit “strategji”, thjesht dhe vetëm përforcon gjendjen dëshpëruese në të cilën Eid Rama po zhytet, si në ndonjë gropë thithëse.
Ky dëshpërim e ka “burimin” te mosdukja e “dritës në fund të tunelit”, se një ditë ai mund të vijë në pushtet. I dëshpëruar për këtë mosardhje në pushtet, Edi Rama, për të parën herë po tregohet i sinqertë dhe mes këtij vetëabuzimi me këtë sinqeritet, po shpall modelin e diktaturës së Enverit, si modelin e vetëm ekonomik që ai njeh. Këtë e bënë në formën e rrëfimit të përrallave.
Përralla “Do heq taksat” përkthehet në një mbyllje të mirëfilltë të biznesit, bile në një shtetëzim të ekonomisë. Këtë e ka paralajmëruar edhe më herët, kur ka kërcënuar investitorë, koncesionarë, e deri edhe kancelarin austriak, me shtetëzim të ndërmarrje e shërbimeve të rivalizuara nga qeveria aktuale.
Pas kësaj, për ta çuar deri në fund rikthimin e mundshëm të modelit të Enverit, si modelin e vetëm ekonomik që ai njeh, nuk mbetet asgjë më shumë për më tej, veç hapjes së burgjeve dhe kthimi në urinë kolektive.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›