Fushata, “Ora News” televizioni privat më i balancuar

RTV “Ora News” rezulton një nga televizionet private më të balancuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Bordi i monitorimit të medias pranë KQZ dhe Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, ka nxjerrë sot rezultatin e dytë të monitorimit. Bëhet fjalë për periudhën kohore nga data 8-18 prill të fushatës zgjedhore.
Dhe pavarësisht axhendës së ndryshme të partive, televizioni “Ora News” rezulton tu ketë dhënë partive politike minutazhin e paracaktuar duke treguar edhe një herë profesionalizmin e tij.
Ndërkohë anëtari i bordit të monitorimit të mediave Maklen Misha ka deklaruar në mbledhjen e KQZ-së se RTV “Ora News” nuk ka pranuar asnjë kasetë nga subjektet politike duke i filmuar vetë aktivitetet dhe ka shtuar se televizioni e ka kompesuar po vetë edhe kohën e transmetuar për koalicionet.
Ndërkohë “Ora News” ishte televizioni i parë që mori vendimin për të mos pranuar dhe mos transmetuar asnjë kasetë të partive politike e mbështetur kjo në vlerën profesionale që ky televizion ka treguar për herë.