Veliaj: Të ndahemi nga agonia e së shkuarës
Kryetari i G99 ka çelur dje zyrtarisht fushatën elektorale. Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, takimet e G99 hapen nën tingujt e muzikës së Alban Skënderajt. Kreu i G99 u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të kësaj force politike dhe gjithë shtetasve shqiptarë që të votojnë me 28 qershor alternativën e koalicionit të majtë për t‘u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara dhe për t‘i dhënë fund agonisë 19-vjeçare. Sipas Veliajt, politika e re e përfaqësuar nga partia që ai drejton do të prijë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një të ardhmeje të sigurt dhe evropiane. "Kemi një ekip të pleqve të politikës, një ekip të lodhur dhe të rraskapitur, një ekip që ne të rinjtë duhet ta mundim me çdo kusht. Ndaj unë ju ftoj që të vini në ekipin e të rinjve më 28 qershor të lozim fort dhe në fund fare t‘ia dalim. Prindërit tanë kanë thënë se kush do të jenë ata që do ta bëjnë Shqipërinë, dhe përgjigjja është: Do jemi ne", u shpreh Veliaj.