E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Mësuesit po aq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare sa ushtria, duhen ngritur në piedestal

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë se mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria. Sipas Ramës investimi në arsimin dhe vlerësimi i mësuesve është po aq i rëndësishëm sa investimi në ushtri.

“Janë po aq të rëndësishëm për sigurinë kombëtarë sa ç’është ushtria, sepse janë një trupë e cila përballjen me çka folëm më para do ta ketë gjithmonë e më të egër jo më të butë. Janë një trupë që do të duhet të mbështetet, vlerësohet do duhet të ngrihet në piedestal në proporcion me përshkallëzimin e asaj përballje. Duhet të gjejmë rrugë dhe mënyra dhe kjo patjetër mund të bëhet më e lehtë nëse ne rrisim nivelin e dëgjimit ndaj të gjithë trupës së mësuesve që motivimi dhe vlerësimi dhe të ndjerit në mision mos të jetë vetëm çështje kushtesh fizike në shkollë apo çështje page, por të shkoj përtej kësaj”, tha Rama.

Ai theksoi se, për të përballuar këto sfida, është thelbësore të rritet investimi në arsim dhe tek mësuesit.

“Është themelore që investimi tek trupa e mësuesve të shkojë paralelisht me investimin e madh që po bëjmë në Forcat e Armatosura për shkaqe që ju i dini gjithë Europa po rrit investimet të Forcat e Armatosura ne i kemi rritur 20 fish,. Një rritje që do të ishte e paimagjinueshme më para nëse nuk do të ishte konteksti i përgjithësi me siguri nuk do ta kishim bërë”, u shpreh Rama.

“Nëse nuk rrisim dot 20 fish investimet tek mësuesit, tek arsimi duhet të paktën çdo vit më shumë sesa çdo të rriteshin natyralisht, ky është objektiv qëllimi, ambicia se në fund fare do të mbarojmë atdheun, por nëse e mbrojmë atdheun nga rreziqet e jashtme që për të cilën ekzistojnë Forcat e Armatosura dhe brenda nesh rritet rreziku i brendshëm i shkëputjes totale nga realiteti i atyre që sot janë fëmijë në faktikisht e kemi humbur betejën dhe ky është kërcënimi më i madh që i vjen gjithë shoqërive demokratike. Se në ata shoqëritë jo demokratike aty janë të treja rreziqe por nuk është ky rrezik se nuk ka nga këta tik-tokra që futen mçeftas në shtëpi”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›