Fubollistet beratas rebelohen ndaj trupit te djeshem
Dhuna e djeshme ne Berat, pas perfundimit te ndeshjes Tomori-Dajti 1-1, ka sjelle edhe reagimin e lojtareve, te cilet kane pare shokun e tyre te gjakosur nga goditja me shkop gome nga ana e nje efektivi te policise. Gjithcka ndodhi pas perfundimi te 90 minutave te takimit, kur dy skuadrat, sidomos Tomori, te nervozuara per barazimin, paten ferkime midis tyre. Ne kete cast nderhyjne forcat e rendit te ardhura nga Tirana ne mbeshtetje te atyre beratas, te cilet nuk harrojne te perdorin edhe shkopin e gomes ndaj lojtareve vendes. Nje rast ky i paprecedent per futbollin, ashtu sic edhe e komenton Iken Droboniku, autori i golit te barazimit per ekipin vendes. "S'morem vesh se nga erdhen ata njerez me maska e me shkopinj gome dhe u tmerruam nga brutaliteti i tyre. Nuk besoj te kete ndodhur ndonjehere ngjarje me tronditese per publikun kur njerezit e shtetit te rrahin femijet ne syte e prinderve te tyre. Besoj se ne rastin konkret nuk u godit vetem futbolli, por mbi te gjitha u perdhos qytetaria beratase," komenton lojtari. Federata pati ndryshuar gjyqtarin Taullau ne castet e fundit dhe pati caktuar Mirush Metohine ne vend te tij, pasi Taullau ishte shpallur non-grata nga Tomori. Megjithate, e keqja lojtareve beratas nuk u ka ardhur nga gjyqtari, por nga policet, qe nuk ngurruan t'i dhunojne ata. Caco, nje tjeter futbollist, i cili harroi plaget e tij per te ndihmuar shokun e skuadres Santilianon, mjaft i irrituar kerkon nga organet kompetente drejtesi e ndeshkim te autoreve te kesaj maskarade duke deklaruar: "Eshte jashte cdo logjike qe nje skuader futbolli, e cila vjen ne fushen e lojes per te argetuar nje publik qytetar, te masakrohet nga njerez te veshur me pushtet, te cilet duhet te japin llogari perse erdhen ne Berat e me cfare misioni ishin ngarkuar. Ata njerez te veshur me te zeza e nxine stadiumin Tomori me urrejtjen qe treguan dhe e skuqen me gjakun e shokeve tane duke rrezikuar deri edhe jeten e tyre". Por, situata nuk eshte ende e tensionuar, sepse dhuna ndaj lojtareve ka irrituar pa mase qytetaret beratas, te cilet nuk mund te pranojne ate qe pane me syte e tyre ne perfundim te takimit dhe ndjehen te shokuar per skenat e dhunes. Futbollisti Santiliano Dule, eshte ai qe u godit me rende nga te gjithe. Goditjet e mara ne koke e kane detyruar lojtarin te marre ndihmen e pare ne spital dhe ne oret e pasdites se djeshme, t'i drejtohet kryeqytetit per nje kurim me rigoroz.
Premci: Dhunuesit do te perjashtohen nga policia
Shefi i policise se Beratit, Shemsi Premci, ka reaguar menjehere pas ndeshjes, duke deklaruar se polici qe cau ne koke lojtarin Santiliano Dule, do te perjashtohet. "Per shkak te shperndarjes se forcave tona per nje ngjarje te ndodhur nje dite me pare, kemi kerkuar forca ndihmese. Mendoj se veprimi i carjes ne koke i lojtarit Dule, acaroi situaten. Sic i kam sqaruar edhe tifozerine dhe prinderit e futbollisteve, ai polic qe e ka kryer ate veprim, s'do te jete me ne radhet e policise shqiptare dhe jo vetem kaq, por do te kete edhe veprime te metejshme".