E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han ne Ukraine per derbin e shqiptareve

Trajneri i Kombetares shqiptare, holandezi Aria Han do te udhetoje drejt Ukraines ne daten 18 prill, per te qene ne qytetin e Poltaves sepse me daten 19 prill skuadra vendase, Vorksla, do te luaje ndaj skuadres Krivbas. Lajmin e konfirmon sajti albaniasoccer,com. Sic dihet, me keto dy skuadra aktivizohen nje numer i konsiderueshem shqiptaresh. Padyshim Dallku dhe Curri te Vorksla si dhe Bylykbashi, Hidi e Bulku te Krivbas, jane lojtaret te te cilet trajneri Han do te perqendroje vemendjen e tij, pa harruar edhe Henri Ndreken e pse jo dhe lojtarin tjeter te Vorksla, kosovarin Ahmet Jonuzi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›