Rama, Meta, zgjedhjet
Skënder Minxhozi
Një takim i para ca ditëve mes Ramës, Gjinushit dhe Milos, zgjoi shpresat tek populli i së majtës, se afrimi i fushatës elektorale do të zgjojë më në fund përgjegjshmërinë dhe vetëdijen e lidershipit opozitar, për rëndësinë e momentit dhe peshën që secili prej tyre ka mbi supe, përballë një elektorati që duket i lodhur nga mandati katërvjeçar i PD. Në paradën e lajmeve që pasuan këtë takim, nuk mungoi pa u vënë re akulli, që vazhdon të ndajë PS dhe LSI, të cilat pak ditë më parë bënë një demarsh të ndrojtur për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve Në vitin e fundit kemi parë sesi dy partitë më të mëdha të opozitës, PS dhe LSI, kanë mbërthyer brirët në një luftë që përditë e më shumë po i zbulon “petët” e saj të lakrorit, si një sherr personal, pa motive dhe arsye parimore dhe programore. LSI pëlqen të përmendë shpesh në deklaratat e saj publike, se është prerë në besë nga Edi Rama, në momentin që ai vendosi të bashkojë votat me Doktorin për të ndryshuar Kushtetutën. Kjo mund të jetë mëse e drejtë, por ama në këto njëzet vjet kemi parë në vitrinën me xhama të thyer të politikës shqiptare, sesi të gjithë burrat kryesorë të saj, kanë bërë pakte me njëri-tjetrin dhe i kanë shkelur, kanë shtrënguar duart dhe më pas janë sharë me libër telefonash, kanë themeluar koalicione, në të njëjtin moment që i shkelnin syrin kundërshtarit pas shpine, kanë bërë gjithfarë baletesh të shëmtuara publike, pa u merakosur për ata që i shihnin nga plateja. Është e vështirë të besohet se “pabesia” e Ramës në vitin 2008, qenka pika e ujit që ka bërë të derdhet e gjithë gota e të majtës. Ka shumë pak pastërti dhe transparencë në këtë ambient, që dikush të pretendojë se është ai dhe vetëm ai, pronari i të vërtetës absolute.
Nga ana tjetër, sot për opozitën ka shumë e shumë arsye që të lerë mënjanë sherret dhe skemat bizantine, e të gjejë një gjuhë të përbashkët, në funksion të një takimi elektoral që i ka të gjitha shanset për të hyrë në historinë tonë politike si një thyerje e madhe, si një prerje unikale me të shkuarën tonë politike. Inatet personale vështirë se mund të qëndrojnë në këmbë, përballë peshës historike të këtij momenti. Këtë e di si votuesi i PS, ashtu edhe ai i LSI, i cili prej kohësh është shumë i qartë në atë që kërkon dhe shpreson. Ky dizponim pozitiv i publikut u pa edhe në raundin e fundit embrional të bisedimeve mes dy partive, të cilat u prenë në mes me “sëpatën e dardharit” nga ana e LSI, duke dëshmuar edhe një herë se kjo parti beson më shumë tek efekti pozitiv i sherrit dhe tensionit, sesa tek dobia e paqes me socialistët. Edhe kushtet që LSI vendos sot për një afrim të ri me PS (hedhje poshtë e ndryshimeve kushtetuese etj., etj), më shumë sesa si vullnet i mirë për të zbutur tonet, duken si një pretekst për të prerë çdo premisë për dialog dhe kompromis.
Si për t’i komplikuar edhe më tej gjërat mes dy partive dhe dy kryetarëve (ndoshta më shumë mes këtyre dy të fundit), zgjedhjet e Kasharit krijuan një realitet virtual që e nxjerr LSI, forcë të dytë politike. Një llogari e rrejshme, por mesa duket një llogari që në LSI e bëjnë shpesh dhe jo pa dëshirë. Nga ana tjetër, në pozicionin dhe aksionin politik të kësaj partie, edhe baraslargimi nga dy partitë e mëdha, përbën një element të sforcuar dhe jo të natyrshëm. Trajtimi publik që kjo forcë politike i bën sot dy partive të mëdha duket simetrik dhe i njëjtë, megjithëse diçka e tillë është parimisht e pamundur dhe e pavend. PD në pushtet s’mund të atakohet dhe anatemohet po aq sa edhe PS në opozitë. Pozita e dy partive është cilësisht e ndryshme, i tillë do të duhej të ishte edhe sjellja politike ndaj tyre.
Megjithatë, zgjedhjet po fillojnë të afrohen, ndërkohë që palët duken më larg se kurrë. Nga njëra anë Rama, i cili duket se do të vijojë të luajë në profil të ulët, duke iu përgjigjur sulmeve të LSI, më shumë sesa duke sulmuar vetë i pari. Nga ana tjetër Meta, i cili duket se po fillon ta besojë sinqerisht se partia e tij meriton më shumë sesa i ofron PS dhe kreu i saj. Ky skenar sureal nuk është i ri brenda të majtës. Jemi mësuar t’i shohim liderët e këtij krahu të thonë gjithfarë gjërash për njëri-tjetrin, të sulmohen dhe pastaj të duhen, të largohen dhe më pas të afrohen si kurrë më parë. Por kësaj radhe ky luks duket i tepërt, në një peizazh politik, kur rotacioni i pushtetit duket imperativ i parë dhe i vetëm. Ilir Meta dhe partia e tij nuk kanë nevojë vetëm për kënaqësinë meskine të lënies në opozitë të pjesës tjetër të të majtës. Por edhe të vetes së tyre, pa dyshim. Do të ishte një kompensim që s’mund të justifikojë assesi një kauzë politike serioze dhe afatgjatë. Tani është koha që inatet personale dhe mëritë provinciale të lihen aty ku e kanë vendin: mënjanë. Nuk ka asnjë arsye që këta liderë politikë të ndërpresin së bashku me aleancat politike, edhe çdo mundësi komunikimi mes tyre. Kujtesa të ofron shumë e shumë shembuj kur të tjerë liderë politikë, në Shqipëri dhe jashtë saj, kanë gjetur fuqinë dhe vullnetin për të shtrënguar duart, edhe kur ishin shumë larg në pozicione mes njëri-tjetrit. As mosha dhe as formimi i Edi Ramës e Ilir Metës, nuk përkojnë me këtë kokëfortësi “shqiptare” për të mos komunikuar, por për t’u gjuajtur me baltë nga frëngjitë respektive. Sepse spektakli që po japin ata sot, është vërtet një prelud jo fort i lumtur i pushtetit të nesërm që ata mund të ndajnë eventualisht mes tyre.
Ka shumë mundësi që LSI beson verbërisht se, opozita nuk mund të fitojë pa prezencën e saj në tryezë. Një bindje që bazohet deri diku në realitetet politike, por që nuk mund të kthehet në një obsesion irracional që rrezikon të hedhë në erë edhe fitoren, edhe shumë nga planet afatshkurtra të opozitës së sotme. Ndoshta Meta shpreson që me humbjen e zgjedhjeve, Rama do të detyrohet të braktisë kreun e PS, duke i hapur atij rrugën për një lidership të qetë majtas. Një kalkulim jo i keq, nëse nuk do të kalonte përmes një mandati të ri për zotin Berisha. Çka as Rama, e as Meta, nuk do ta dëshironin. As për veten e tyre, as edhe për shqiptarët.