Marrëveshje me Francën për modernizimin e ujësjellësve

Shuma që do të jepet është 450,000 Euro, ku përfshihen të gjitha elementët e një skeme të furnizimit me ujë si: burimet, rajtimin, shpërndarjen e ujit të pijshëm, mbledhjen dhe trajtimin e ujërave te ndotura, impiante të vogla e të mëdha të trajtimit të ujit të ndotur të kanalizimeve, duke përfshirë pajisjet, materialet, mënyrat e realizimit të punimeve dhe monitorimin. G
jatë fjalës së tij, ministrit i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, theksoi se marrëveshja është e rëndësishme në dy aspekte. “Së pari, kemi një investim të shtetit franceze në sektorin e ujit, e cila është e para e këtij lloji në këtë sektor. Dhe së dyti, kjo marrëveshje do të përmirësojë standardet teknike ekzistuese, të cilat datojnë nga viti 1974, dhe duke marrë parasysh rritjen shumë të shpejt të financimit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, dhe atë cfarë ne planifikojmë për katër opo pesë vitet e ardhshme, bën të domosdoshëm përmisimin e këtyre standardeve tashmë të vjetruara”, deklaroi.
Nga ana e saj, ambasadorja franceze Zj. Maryse Daviet u shpreh se me anë të këtij projekti Shqipëria do të këtë mundësi të ndërtojë një sistem modern në sektorin e ujit. Studimi do të realizohet nga Zyra Ndërkombëtare e Ujit në bashkëpunim me shoqërinë SAUR, të cilat kanë eksperiencë të pasur në këtë fushë në Francë dhe në të gjithë botën. Kriteret që do të ndiqen për realizimin e dokumentacionit teknik do të jenë në adaptim me kushtet e vendit tonë, si dhe përfshirja e teknologjisë më të fundit sipas standardeve te BE-së./S.Ll/Start/
2011-02-01 13:32