E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i arrestimeve në Merdarë, Rexhepi: KFOR mund të marrë pjesë

Kosovë- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se KFOR mund të bëhet pjesë e hetimit, nëse e deshiron, lidhur me rrëmbimin e dy policëve kosovar nga autoritet serbe.

Në një interviste për Tribuna Shqiptare, Rexhepi shtoi se hetimi po kryhet nga EULEX dhe policia kosovare.

Hetimin e bëjnë EULEX dhe Policia e Kosovës, por nëse ka nevojë edhe KFOR mund të hetojë, nëse duan ta mësojnë variantin e arrestimit të policëve- tha Rexhepi.

Nga ana tjetër EULEX, përmes zëdhënësit të saj Nicholas Hawton ka shtuar se po punohet për zbardhjen e incidentit pasi ende nuk ka të dhëna të sakta për çfarë realisht ndodhi.

EULEX-i po mbledh informata lidhur me rrethanat të asaj se çfarë ka ndodhur. Ne ende nuk kemi informata të sakta se ku ndodhi incidenti, por ne jemi duke punuar në këtë drejtim- u shpreh Hawton.

Dy efektivet e policisë së Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan ditën e shtunë në pikën kufitare të Merdarës nga policia serbe. Ata mësohet të kenë deklaruar dje. pas lirimit nga gjykata serbe, se janë kapur 130 metra brenda kufirit kosovar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Arrestimi i dy policëve në Merdarë, KFOR dhe EULEX hetojnë ngjarjen Kosovë- Misioni për sundimin e ligjit i Bashkimit Europian  (EULEX)...
  2. Serbët bllokadë KFOR-it, EULEX-i: Vuçiniç u arrestua gabimisht Kosovë- Ende pa mbushur 48 orë nga arrestimi është liruar...
  3. Situata në Veri të Kosovës / Rexhepi-Plani po funksionon Plani operacional ka funksionuar me përpikmëri deri më tani, dhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›