E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet për kontrabandë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur me mallra kontrabandë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një operacioni të ndërmarrë nga sektori kundër krimit ekonomik në policinë e qarkut të Elbasanit është arrestuar 45-vjeçari Izet Plaku pasi në dyqanin e tij në fshatin Pajovë iu gjetën mallra pa pullë fiskale.
 

Sipas policisë mallrat kontrabandë dyshohet se kanë hyrë nga Mali i Zi ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kontrabandë.
 

Ndërkohë policia e Elbasanit ka bërë me dije se është ndaluar edhe 19-vjeçarin Elton Sina i cili akuzohet për vjedhjen e një banese.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›