E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Klos: Nga qarku juaj presim mandatin e pestë, votoni për fitoren

KLOS- Mëngjesin e sotëm Partia Demokratike mbylli fushatën e saj elektorale në Klos, ndërsa kryeministri Berisha ftoi qytetarët të votojnë më 23 qershor për fitoren.

“Ju ftoj më 23 qershor të votoni për fitoren, për alternativën e PD, për veten tuaj. Të votojmë për një mirëqenie më të madhe, për punësimin”, tha kryeministri.

Më shumë vende pune, siç nënvizoi ai do krijohen nga, hapja e furrnaltës së kromit dhe rritja e kapacitetin shkrirë. Gjithashtu, nënvizoi kreu i qe3verisë ndërtimi i dhjetëra HEC-eve në këtë qark do krijojë mundësi për më shumë vende pune gjatë mandatit të ri.

“Në 4 vitet që vijnë do ndërtojmë për Klosin, Dibrën e mbarë Shqipërinë sistemin vaditës më të mirë”, shtoi ai.

Kryeministri u shpreh i bindur se Partia Demokratike do mund të fitojë 5 mandate në qarkun e Dibrës.
“Në votën tuaj qëndron mandati i 5-të, nga ju presim 5 mandate”, vijoi ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Votoni PD për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave matjane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›