E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e turpit

Nje Komision i Kuvendit te Kosoves i ka selektuar 23 juriste qe te hyjne ne rrethin e ngushte te njerezve qe shume shpejt 4 prej tyre te zgjidhen si gjyqtare te Gjykates Kushtetuese. Ne kete rreth, kane hyre edhe disa prej emrave per te cilet diteve te kaluara ne Gazeten Express u publikuan fakte qe demtojne rende kredibilitetin e tyre. Me ato fakte te publikuara, perpara se te jene kandidate te rrethit te ngushte per te qene gjyqtare te respektuar te Gjykates Kushtetuese, ata do te duhej te ishin kandidate per t'u perballur personalisht me drejtesine. Prej bankes se zeze.

Disa prej njerezve qe jane ne kete liste te aprovuar nga Komisioni i Kuvendit te Kosoves, nuk besoj qe do ta ndanin pa ndonje dallavere as kashten e gomareve, e lere me rolin fisnik te mbrojtjes se Kushtetutes dhe perballjes me furine politike qe here pas here do t'u bjere hise. Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese jane aty per te qene garante te nje kauze te shenjt. Ta mbrojne Kushtetuten e vendit prej perpjekjeve per t'u keqperdorur prej pushtetit ekzekutiv. Dhe kjo nuk eshte detyre e lehte, e shumica prej ketyre kandidateve nuk ma kane syrin qe jane ne gjendje ta permbushin kete mision.

Jane shume te fresketa ngjarjet dramatike qe po zhvillohen ne Pakistanin e larget. Nuk do te udhetoja kaq kilometra larg per te marre kete shembull, po te mos ishte ne pyetje pikerisht demonstrimi ne praktike i rolit fondamental qe ka per nje shoqeri Gjykata Kushtetuese dhe Shefi i saj.

Para dy ditesh, Presidenti i Pakistanit, Asil Ali Zardari, u dorezua ne perpjekjen e tij per ta debuar perfundimisht nga pozita e Kryetarit te Gjyqit Suprem te ketij shteti, Iftikhar Chaudhry, qe po i qendron mbi koke me akuzat per korrupsion. Nese nuk do te bente keshtu, Zardari rrezikonte ta conte shtetin e tij nuklear drejt nje shperthimi te paparashikueshem. Por, duke e kthyer top-gjyqtarin ne krye te sistemit, tash Presidenti i Pakistanit rrezikon te perballet me akuzat e korrupsionit, te cilat Chaudhry me asnje kusht nuk ka pranuar qe t'i fuse nen tepih.

Iftikhar Chaudhry eshte shpresa e vetme ne kete shtet. Ai, ne vitet e fundit, ka fituar nje numer te madh te cmimeve, si nje prej figurave me te dinjitetshme ne lemin e drejtesise. Kur u dha lajmi se Zardari u dorezua ne perpjekjet e tij per ta rrezuar Chaudhryn, ne rruget e Islamabadit nisi festa me tupana. Sepse u arrit per pak te ruhej balanci i pushtetit.

Nje shembull i mire i rendesise se pavaresise se Gjykates Kushtetuese u demonstrua edhe ne Shqiperi, para disa javesh. Kryeministri Sali Berisha kishte arritur qe t'ia impononte vullnetin e tij politik Kuvendit te Shqiperise per ta aprovuar ligjin per hapjen e dosjeve. Ai, per ta cuar ne vend deshiren e tij, injoroi edhe thirrjet e Keshillit te Europes dhe SHBA-se qe ta ndalte kete ligj. E kishte zbutur edhe qendrimin e Presidentit Bamir Topi. Por, uraganin Berisha e ndali vetem Gjykata Kushtetuese, duke dhene urdher qe ky ligj te mos hynte ne fuqi per nje kohe. Berisha ne kete rast kishte te drejte t'i varte buzet.

Me Kushtetute te aprovuar nga Kuvendi i Kosoves rol vendimtar per ta ruajtur balancen e ndarjes se pushtetit ka Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykate konsiderohet si "Autoriteti perfundimtar ne Republiken e Kosoves per interpretimin e Kushtetutes dhe perputhshmerise se ligjeve me Kushtetuten".

Mirepo, kjo nuk eshte asgje tjeter, pos nje fjali e bukur qe eshte shkruar nga ndonje ekspert kushtetues. Gjykata Kushtetuese vetvetiu nuk eshte kurrfare "autoriteti perfundimtar". Te tille e bejne njerezit qe do te ulen aty.

Por, cilet njerez?

Ata mbi te cilet rendojne akuza te renda per kushtezime seksuale? Apo, ata qe ne polici kane dosje me shume sesa secili hajn ordiner?

Sipas Pakos se Ahtisaarit, Gjykata Kushtetuese do t'i kete 9 gjyqtare, prej te cileve 4 shqiptare, 3 nderkombetare dhe 2 minoritare. E shikova listen e 23 kandidateve qe e kane kaluar fazen e pare testuese. Jam i bindur qe me nje perpjekje pak me serioze, do te mund te gjejme kandidate shume me bindes per ta marre mbi vete barren e rende te ruajtjes se balancit te pushtetit.

U trondita kur e degjova ne lajme Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqin, duke thene se per selektimin e kandidateve nuk i kane marre parasysh shkrimet ne media.

Me vone, me ra ndermend Pakistani dhe Shqiperia. Thashe se ndoshta pushteti aktual ka nevoje qe dosjet qe jane publikuar ne Express t'i ruaje per me vone. T'ua tregoje gjyqtareve kur ata te ulen ne zyrat e tyre te Gjykates Kushtetuese. Mirepo, kot po bejne keso kalkulimesh. Disa prej kandidateve jane aq pa kurrizore sa nuk kane nevoje te shantazhohen me dosje. Ata jane te shantazhueshem prej natyres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›