E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, teme e rendesishme ne Riga

Kryediplomati shqiptar i ftuar nga homologu i tij i Letonise Maris Riektins tha dje se ne temen e diskutimeve ministrat diskutuan edhe per situaten ne Kosove. Ne deklaraten e perbashket pas takimit ministrat nenvizuan se hyrja e vendeve te Ballkanit ne keto dy organizata te rendesishme eshte nje domosdoshmeri per qendrueshmerine afatgjate te rajonit dhe te gjithe kontinentit. Basha u shpreh se Kosova perben sot nje faktor te rendesishem stabiliteti ne rajon dhe se prania e KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe vullneti politik i udheheqjes kosovare, perbejne garanci per sigurine, konsolidimin dhe zhvillimin e Kosoves. Duke folur per nje nga sfidat me te mprehta me te cilen po perballet Aleanca - angazhimin e saj ne Afganistan, Ministri Basha konfirmoi edhe nje here vullnetin e qeverise shqiptare per rritjen e kontributit te vendit tone, jo vetem ne drejtim te sigurise, por edhe ne mbeshtetje te komponentit civil te angazhimit nderkombetar ne Afganistan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›