PDIU: Konsullim grek te shpallet "non grata"
TIRANE-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU), në mbështetje të qytetarëve shqiparë, jo vetëm të Korçës kërkoi sot shpalljen person non grata të konsullit grek të Korçës, Theodhoros Ikonomus, i cili është rikthyer para pak ditësh në deyrë.
Populli IiKorces mbushi dje me parulla lagjet e qytetit, në emër të komunitetit çam.
Në një deklaratë për mediat, drejtori për marrëdhëniet me publikun i PDIU-së, Ardit Bido, theksoi se "dje parullat e shkruara në gjuhën tonë amëtare në qytetin e Korçës, i kujtuan konsullit dhe diplomacisë greke në përgjithësi, se Korça dhe shqiptarët nuk do të pranojnë në asnjë rast të tërhiqen nga beteja për t'i thënë stop provokimeve dhe pretendimeve për të ashtëquajturin Vorio Epir".
"Ne kërkojmë me këmbëngulje reagimin e qeverisë shqiptare si një hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë për të vënë në vënd dinjitetin tonë kombëtar pas deklaratave të diplomatit grek Ikonomus se beteja për Vorio Epirin nis me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare", nënvizoi përfaqësuesi i kësaj partie.
Sipas tij, shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare nga ana e qeverisë, ishte një hap që duhej ndërmarrë jo vetëm për mënyrën si do të zhvillohej ky regjistrim, por edhe për shkak të provokimeve të hapura ndaj vendit tonë.
"PDIU i garanton gjithë qytetarët shqiptarë se do të këmbëngulë me gjitha mjetet e mundshme që procesi i regjistrimit të popullsisë të jetë në unison me kushtetutën, ligjet e vendit, parimet europiane, duke përfshirë këtu edhe ligjin për gjëndjen civile", tha drejtori i marrëdhënieve me publikun në PDIU, Ardit Bido.
(s.g/atsh/Balkanweb)