E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana nis sezonin e ri

Disa tifozë, salla zhveshjeje të papërfunduara dhe pak natyrë. Kjo është panorama në të cilën Tirana filloi përgatitjet për sezonin e ri.
Skuadra e trajnerit Nevil Dede doli për herë të parë në fushën stërvitore të kompleksit “Skënder Halili” në kryeqytet, në orën 17:30, e reduktuar në numër dhe cilësi.
Ishin vetëm 16 nën urdhërat e ish-kapitenit dhe vetëm pak prej tyre mund të quhen të njohur.
Një Elvis Sina, një Erando Karabeci, një Afrim Taku, Mirel Çota apo një Gentian Muça.
Të mos harrojmë as portierin e ri Marsel Caka, i cili e fitoi vendin e tij gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.
Gjithsesi, Dede duket i qetë. Trajneri mbetet me shpresë se deri në nisje të kampionatit ka kohë, aq më shumë me skuadrën bardheblu që nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës këtë edicion.
Diçka e rrallë kjo në histori dhe po ashtu i rrallë fakti se nuk u fitua asnjë trofe sezonin e kaluar.
Ndoshta, këtë edicion diçka ndryshon për mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›