Rama: Në familjen Deda nuk ka qetësi pa drejtësi
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme familjen e Hekuran Dedës, njërit prej 4 demonstruesve që humbën jetën më 21 janar. Kryesocialisti Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda, zgjodhën të bëjnë këtë vizitë private pikërisht ditën e Krishtlindjes. Gjatë bisedës me familjarët e Hekuran Dedës, kreu i selisë rozë ka ritheksuar se viktimat e 21 janarit nuk janë harruar dhe s'kanë për t'u harruar kurrë, pasi ata e dhanë jetën për një Shqipëri më të mirë. Ndërkohë, vizitën e tij në familjen Deda, kryesocialisti Rama e ka komentuar edhe në rrjetin social ‘Twitter’, ku shkruan se në familjen Deda nuk ka qetësi pa drejtësi. “Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës, ku s'ka qetësi pa drejtësi dhe ku fëmijët lexojnë shkrime të tyre për vrasjen që u mundon shpirtin”, -ishte mesazhi i tij.