Damian Gjiknuri: Harta elektorale, qarqet do jenë shumëngjyrëshe
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në grupin e ekspertëve që punuan për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, Damian Gjiknuri, shprehet se me hartën e re elektorale, nuk do të ketë më ndarje të vendit në ngjyrë blu dhe rozë, sipas asaj çfarë jemi mësuar të shohim në këto vite. Gjiknuri thekson se përmes kësaj ndarjeje, tanimë sjell në çdo rast prodhim mandatesh në të gjitha qarqet e vendit për dy apo më shumë grupime politike. Ndër të tjera, ai vëren se harta e re elektorale i ka rrënjët te ndryshimi i Kushtetutës, “ndërsa zgjedhja e qarkut si njësi bazë zgjedhore, u konsiderua si më e pranueshmja për zbatimin e sistemit proporcional, pasi ndarjet e tjera administrative të territorit do të dëmtonin zbatimin e proporcionalit në nivel rajonal, madje në disa rrethe të vendit do të replikonin sistemin mazhoritar”. Sa e favorizuar është PS-ja me këtë hartë të re elektorale, Gjiknuri thotë se këtë përcaktim e bën mbi të gjitha programi e performanca e mirë politike.
Z. Gjiknuri, në zgjedhjet e 2009-s Shqipëria do të ketë një hartë të re elektorale të sanksionuar tashmë në Kodin e ri Zgjedhor? Pse u desh një përcaktim i tillë, çfarë nuk shkonte me ndarjen e vjetër dhe çfarë pritet të sjellë kjo ndarje e re elektorale?
Në të vërtetë harta e re elektorale i ka rrënjët tek ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, dhe ku vendi ynë nga një sistem miks mazhoritar dhe proporcional me 100 zona elektorale, kaloi në një sistem proporcional rajonal, dhe ku zona elektorale u përcaktua të jetë një nga ndarjet administrative të territorit të vendit. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar se zona zgjedhore do të përputhet me kufijtë e qarkut, duke bërë që zonat zgjedhore të jenë 12. Një përcaktim i tillë erdhi si rezultat i ndryshimit të sistemit zgjedhor, ndërsa zgjedhja e qarkut si njësi bazë zgjedhore, u konsiderua si më e pranueshmja për zbatimin e sistemit proporcional, pasi ndarjet e tjera administrative të territorit do të dëmtonin zbatimin e proporcionalit në nivel rajonal, madje në disa rrethe të vendit do të replikonin sistemin mazhoritar.
Shqipëria ka votuar për disa zgjedhje radhazi me ndarjen aktuale, atë të 100 zonave elektorale, a mund të sjellë ndarja e re edhe konfuzion tek njerëzit?
Nuk besoj të sjellë konfuzion nga pikëpamja e votimit, përkundrazi e lehtëson atë, pasi zgjedhësi voton vetëm me një fletë votimi dhe vetëm për një subjekt zgjedhor. Kjo bën që edhe fenomeni famëkeq i Dushkut apo votës taktike, të eliminohet njëherë e mirë. Ajo çka ndryshon thelbësisht nga më parë është fakti se zgjedhësi voton subjektin politik dhe jo më individin.
Ndarja e zonave lidhet ngushtë me numrin e deputetëve që do të ketë secila prej tyre. Shohim që qarqet, kryesisht, Tirana, Elbasani, Durrësi kanë numrin më të madh të deputetëve dhe qarqet e tjera si Kukësi në veri apo Gjirokastra në jug kanë një numër të vogël deputetësh. A do të ishte e udhës që të zgjidhej një formulë, që të sjellë një numër të barabartë deputetësh nga çdo zonë, pra jo referim të drejtpërdrejtë në 12 zona?
Formula e zgjedhur është metoda më e drejtë dhe proporcionale për shpërndarjen e mandateve, pasi bazohet mbi kriterin e popullsisë. Pra, çdo qarku i shpërndahen aq mandate sa i takojnë në raport me popullsinë, duke ruajtur peshën e njëjtë të çdo zgjedhësi në të gjithë territorin e vendit. Çdo formulë tjetër përfshirë edhe atë që ju propozoni sjell zhbalancim të së drejtës së votës, pasi i bie që vota e një zgjedhësi në një qark me popullsi të vogël të kishte më shumë peshë se atij në një qark me popullsi të madhe apo anasjelltas, gjë që do të konsiderohej diskriminim apo pabarazi. Imagjinoni një qark si Kukësi me 115 mijë banorë të ketë numër të njëjtë mandatesh me Tiranën që ka rreth 1 milion banorë. Kriteri i vetëm në çdo demokraci bashkëkohore është që vota e çdo zgjedhësi të ketë peshë të njëjtë dhe kjo arrihet vetëm me ndarjen proporcionale ndërmjet mandatit dhe numrit mesatar të zgjedhësve të shtrirë në mënyrë uniforme në të gjithë popullsinë.
Deri më tani Shqipëria ka vuajtur në fakt nga një ndarje elektorale me përcaktim politik, ku kryesisht kemi parë ngjyrën blu në veri dhe rozë në jug. A e shmang një lloj përcaktimi të tillë formula e re?
Elementi më pozitiv për këtë sistem elektoral është pikërisht adresimi i fenomenit që ngrini ju në pyetjen tuaj. Sistemi proporcional rajonal dhe formula “D’hondt” që do të aplikohet, sjell në çdo rast prodhim mandatesh në të gjitha qarqet e vendit për dy apo më shumë grupime politike. Në të gjitha qarqet e vendit do të kemi përfaqësim shumëngjyrësh, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet në rang vendi.
Ndarja e re elektorale e lidhur ngushtë me numrin e deputetëve që duhet të dalë nga çdo qark, e favorizon Partinë Socialiste apo të majtën në tërësi për të fituar zgjedhjet?
Për të qenë i sinqertë, ky besim nuk vjen aq nga inxhinierimi i sistemit elektoral, se sa vjen nga programi, vizioni, njerëzit dhe ajo çka përfaqëson PS në raport me forcat e tjera politike në vend. Fatmirësisht këto 4 vjet keqqeverisjeje i kanë bindur më shumë shqiptarët për këtë gjë.
Ka një pikëpyetje dhe e kam hasur në debate, për shkak të disa lajmeve që qarkullojnë në media. Për të llogaritur numrin e deputetëve që i takon çdo qarku, ku numri i popullsisë merret për bazë, duhet llogaritur me numrin e zgjedhësve, pra atyre që kanë të drejtë të votojnë, apo me numrin e përgjithshëm të popullsisë?
Numri i mandateve për çdo qark siç edhe e thashë më sipër, bazohet tek numri i popullsisë në çdo qark. Ky kriter është më i zbatueshmi në shumë vende të botës me sistem të ngjashëm. Për më tepër me këtë kriter shpërndarja e mandateve bëhet në një kohë të arsyeshme, pra rreth 6-7 muaj para zgjedhjeve. Edhe sikur të ishte numri i zgjedhësve raporti do të ishte i njëjtë, se zgjedhësit në vetvete janë një kampion i gjerë i popullsisë, të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç. Nëse aplikohej ky kriter, numri i mandateve do të përcaktohej më vonë rreth 2 muaj përpara zgjedhjeve, duke sjellë vështirësi për përgatitjen për zgjedhje të subjekteve politike.