E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në takimin me Berishën do diskutojmë emrin e presidentit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur për takimin që do të mbahet nesër mes tij dhe kryeministrit, Berisha ka deklaruar se në këtë takim do të diskutohet emri i Presidentit.

Në një intervistë dhënë për Top-Channel, lideri i opozitës, është shprehur se në këtë takim gjithashtu do të diskutohet edhe shqetësimet që ndihen në letrën konfidenciale që ai dhe Berisha ka marrë nga Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.

Ne shkojmë në takim me vullnetin e plotë për ti dhënë zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re të Republikës dhe kjo do të thotë, që pritshmëria jonë është që përmes dialogut dhe konsultimit mund të dakortësojmë për modalitetet e padyshim edhe për një emër të përshtatshëm, i cili duhet të jetë emri i një personaliteti publik që të mos jetë një noter partiak, as i PD dhe as i PS, është shprehur Rama.

Lideri i opozitës ashtu si dhe Berisha ka bërë një tërheqje, duke hequr dorë nga tre pikat nga “pakti me katër pika” për zgjedhjen e kreut të shtetit. Pak ditë më parë qoftë unë qoftë kryeministri kemi marrë një letër nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, dhe në atë letër praktikisht trajtohen pikat për të cilat ne kemi kërkuar që të ketë tryezë dhe që te ketë përpjekje për ti zgjidhur të gjitha së bashku por sigurisht një e nga një, ka thënë kreu i PS-së.

Rama dhe Berisha, të shoqëruar nga dy kryetarët e grupeve parlamentare respektive, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi do të takohen të dielën në darkë në kryesinë e Kuvendit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›