Tsipras: Nuk dalim nga eurozona

Alexis Tsipras (foto AFP)
Dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve në Greqi, lideri i së majtës radikale, Alexis Tsipras, ka zbuluar programin ekonomik. Kreu i partisë që pritet të dalë e para në këto zgjedhje zotohet se do të rinegociojë planin e ndihmës nga BE.
34-vjeçari shprehet se masat e marra që prej vitit 2010 nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe se Greqia po përballet me recensionin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.
Tsipras thotë se Greqia nuk do të dalë nga eurozona pavarësisht kërcënimeve pasi një gjë e tillë bëhet vetëm me vullnetin e vetë vendit, raporton Euobserver.
Dilema marrëveshjen ose dhrahminë është e rremë, shprehet lideri i së majtës radikale.
Duke thënë se është koha e së majtës, ai ka theksuar se do të çojë rrogat dhe pensionet në nivelin që ishin pra krizës dhe se do të heq taksat për bukën dhe qumështin dhe do ti rrisë ato për të pasurit.
Grekët kanë vetëm një zgjidhje reale; memorandumin ose Syrizën, tha ai para mbështetësve.
Plan i tij është përshkruar si katastrofik nga lideri i PASOK-ut, Evangelos Venizelos. Kjo do të përçajë shoqërinë dhe do të nxjerrë Greqinë jashtë Evropës, tha Venizelos duke bërë të qartë se pozicionimi i tyre do të bëjë të vështirë që të jenë në një koalicion. /F.S/