Rama: Në vitin 2022 shërbimet administrative do të kalojnë online

Nga Vlora ku prezantoi programin e bashkëqeverisjes Kryeministri Edi Rama tha se viti 2021 do të jetë viti i fundit ku do të shërbehet me sportele. Duke filluar prej vitit 2022 shërbimet administrative do të kalojnë online tha Rama, një praktikë kjo që do të shmangë abuzimet dhe do të ulë ndjeshëm korrupsionin bashkë me rryshfetet.
Gjatë prezantimit të këtij program Rama tha se ky projekt është një risi për Shqipërinë dhe e çon administratën në një nivel tjetër për sa i përket edhe komunikimit me qytetarët. “Bashkëqeverisja si mekanizëm i ri ligjor në duart tuaja, jo vetëm për të marrë çdo shërbim të vonuar po edhe mbështetur goditjen e zyrtarëve jokorrektë përmes platformës https://shqiperiaqeduam.al ” tha zoti Rama.
Kryeministri Rama tha se ne tashmë me anë të këtij projekti të ri digjital po kalojmë në një system tjetër ku seicili është në punën e vet dhe kjo do të ndihmojë në uljen e kostos si dhe nuk do të sjellë më vonesa për shërbimet e qytetarëve.