E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shkollat për Shëndetin”, projekti zviceran që synon të nxisë jetesën e shëndetshme

Nxënësit e 3 shkollave 9 vjeçare të Cërrikut u bënë pjesë e aktiviteteve sportive në qendër të qytetit. Pas 27 ndalesave në qytete të tjera të vendit, projekti “Shkollat për Shëndetin” u ndal në Cërrik me qëllim promovimin e një sjelljeje të shëndetshmë për të parandaluar sëmundjet, duke u marr me aktivitet fizik dhe duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Ndaj pjesë e aktivitetit ishte edhe panairi i gatimeve.

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i cili po zbatohet nga organizata Save the Children në Shqipëri, ka nisur prej Marsit 2021  dhe po shtrihet në 30 shkolla në qarkun e Elbasanit, Kukësit dhe Korçës, ndërsa parashikohet që në të ardhmen të përfshijë edhe 120 shkolla të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›