Gati 3 pallatet e para tek “5 Maji”, Veliaj thirrje familjeve të nënshkruajnë kontratën

Vetëm pak ditë na ndajnë nga përfundimi i pallateve të para në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për familjet e para që do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të reja dhe nata e Vitit të Ri 2022 do t’i gjejë në apartamentet e tyre, të ndërtuara me standardet dhe firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri.
Ai u ka bërë familjeve që ende nuk kanë nënshkruar kontratën me Bashkinë e Tiranës, për të marrë apartamentin e ri nga Programi i Rindërtimit, ta hedhin këtë hap.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të marrë përsipër administrimin e pallateve, derisa banorët të kenë mundësi të organizohen si komunitet për të zgjedhur administratorin e tyre.