E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Posta shqiptare ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve të fundvitit për të gjithë pensionistët. Për të shmangur radhët në sportele si dhe për të respektuar masat anti Covid -19, shpërndarja e bonusit do të bëhet sipas një grafiku të caktuar.  Edhe pensionistët në fshat do ta përfitojnë bonusin brenda këtij muaji. Pagesa e shpërblimit për pensionistët është 5 mijë lekë dhe përfitojnë 688 mijë pensionistë në të gjithë vendin. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›