Sezoni më i dobët për Murinjon si trajner
Murinjo dështon edhe në trofeun e fundit të mbetur për këtë sezon. Pas heqjes dorë nga kampionati shumë kohë më parë dhe pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Reali i Madridit ka dështuar edhe në Kupën e Mbretit, pasi Atletiko ka fituar në kohën shtesë. Asnjë titull për Murinjon, duke deklaruar edhe ai vetë se ka qenë sezoni më i keq që kur ka drejtuar një skuadër si trajner i parë.
Tashmë të gjithë janë të bindur që Reali është përçarë. Edhe Kristiano Ronaldo është treguar tepër nervoz në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte ai që shënoi golin e parë.
Dalja me karton të kuq pas një goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, tregon më së miri se edhe Ronaldos nuk i mbajnë më nervat te Reali. Tani pyetja që shtrohet është: A do të largohet Murinjo nga Reali i Madridit dhe a është Çelsi destinacioni? Murinjo është shprehur pas ndeshjes së fundit se do të ulet me presidentin Perez për të diskutuar se çfarë do të bëhet. Ndërkohë, trajneri Benitez i Çelsit ka deklaruar se mund të mungojë në festimet që do të bëjë skuadra për fitimin e Ligës së Europës. Murinjo-Çelsi, duke parë zhvillimet e fundit, ka shumë gjasa të ndodhë. Çfarë do të bëhet me Realin? Eshtë një pyetje që ndoshta duhet të presim gjithë verën për të parë zhvillimet në këtë klub.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)