E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Testi i sistemit elektronik të verifikimit, në qershor

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi sot se testi zyrtar dhe publik i Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV), është parashikuar të realizohet në javën e parë të muajit qershor.

Ndërsa duke marrë shkas nga disa shkrime në median e shkruar lidhur me testin e Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV), KQZ njoftoi se të premten, zhvilloi testin (jozyrtar) për projektin pilot që do të implementohet në qarkun e Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 23 Qershor 2013. 

Sipas KQZ-së, të pranishëm në zhvillimin e këtij testi ishin përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend. 

Qëllimi i kësaj prove ishte vërtetimi i funksionimit të SEV përmes një simulimi të një procesi real në një shkallë më të zvogëluar. Gjatë testit u realizuan detyra të rëndësishme si; Montimi dhe testimi i hardëar-ve; Konfigurimi i laptop-ve në Qendër Votimi; Fillimi i votimit; Regjistrimi i votuesve dhe dërgimi i të dhënave në Sistemin Qendror; Mbyllja e votimit; Shkarkimi i informacionit të Kartave SD në vendin Qendror.
Lidhur me aludimet në shtypin e shkruar se një person mund të votojë në më shumë se dy Qendra Votimi njëkohësisht, KQZ thekson se “kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve”…. të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone qendre votimi, çka do të thotë që Komisioni i Qendrës së Votimit bën verfikimin e emrit në listën e zgjedhësve dhe vetëm pas konfirmimit sipas procedurës së përcaktuar në nenin 105 të Kodit Zgjedhor “Për paraqitjen e zgjedhësit në Qendrën e Votimit”, lejohet kryerja e votimit”. 

Gjithashtu KQZ sqaron se, “pas hedhjes së të dhënave nga pajisjet e leximit të qendrave të Votimit në KQZ, njësia qendrore prodhon një raport nëse rezulton një e dhënë nga i njëjti dokument që është regjistruar më shumë se një herë si dhe gjeneron raporte specifike në lidhje me to. Ky proces do të kryhet në një kohë të shkurtër”.

KQZ thekson se “Kodi përcakton se qëllimi i përdorimit të SEV është verifikimi dhe regjistrimi i pjesmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit”.
(e.m/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kukës, listat zgjedhore pastrohen nga emrat e dubluar, pjesë e tyre dhe 100 vjecarët Renditja me short në fletën e votimit, fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›