Rama: Nis puna për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros

Ka nisur puna për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros në Fier. Lajmin e bën me dije kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ku shkruan se kjo punë motivuese nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve.
“Dhe me pamjet motivuese që vijnë nga fillimi i punës për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros në Fier, me një program që nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas pamjeve.
Zjarri shkatërrues i verës dogji hektarë toke dhe pemë në zonën e Pishë-Poros.
/rtsh.al/